×
  • Extra
  • Extra

    Ariu problematik i Prizrenit bëhet me profil në Instagram

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 12:25

    Arusha problematike e Prizrenit tashmë është bërë edhe me llogari në rrjetin social Instagram. Profili i ariut numëron 297 ndjekës, derisa po cilësohet si “më i madhi në vend”.


    E përveç në Instagram, faqe në emër të arushës kanë filluar të hapen edhe në Facebook, duke i dalë në përkrahje, e duke kundërshtuar vendimin për vrasjen e saj.

    Ndryshe, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjeen e “Arushës së Murrme”.

    Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!