×
  • Extra
  • Extra

    Arritje e madhe: Shkencëtarët printojnë një zemër 3D me material qelizor, së shpejti të gjithë do ta kemi nga një rezervë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 16:27

    Një grup i shkencëtarëve nga Universiteti të Tel Avivit kanë bërë një zbulim të madh medicinal . Ata kanë arritur që me sukses të printojnë një zemër 3D duke përdorur qeliza dhe materiale biologjike të një pacienti.


    Ndonëse bëhet fjalë për një organ me madhësi të qershisë që nuk mund të pompojë gjak, megjithatë ky konsiderohet zbulim i madh mjekësor, transmeton Reporteri.net.

    Kjo besohet të jetë zemra e parë që është printuar me qeliza dhe enët e gjakut. Edhe pse  këto zemra do të  kërkojnë shumë kohë para se të jenë në gjendje të pompojnë gjakun, shkencëtarët shpresojnë të fillojnë përdorimin e tyre brenda një viti.

    “Shkencëtarët kishin arritur edhe më parë të printonin një strukturë të zemrës 3D, por jo me qeliza apo enë të gjakut. Kjo është hera e parë që dikush ka krijuar me sukses dhe ka shtypur një zemër të tërë të mbushur me qeliza dhe enët e gjakut”, tha udhëheqësi i projektit nga universiteti i Tel Avivit,  Tal Dvir.

    Zemra e shtypur e njeriut është e madhësisë së zemrës së lepurit dhe mund të zgjatet si një muskul, por nuk mund të kryejë funksionin e plotë të pompimit të gjakut. Studiuesit theksuan se është një sfidë e madhe prodhimi i qelizave të mjaftueshme për të prodhuar tërë zemrën njerëzore.
    Në teori, kjo teknikë një ditë do të jetë në gjendje të prodhojë një zemër të re, duke përdorur qelizat e ricikluara nga trupi i pacientit, gjë që redukton rrezikun e dështimit.
    Aktualisht zemrat e krijuara nga printeri 3D mund vetëm të kontraktohen por hulumtuesit kanë një plan sesi ta bëjnë të funksionojë si zemër e vërtetë./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!