×
  • Extra
  • Extra

    Asfalti “përpin” veturën, dy shoferët përvëlohen për vdekje nga uji i nxehtë

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 20:08

    Dy burra nga Rusia kanë vdekur pasi ranë në një humnerë që u hap papritmas për shkak të shpërthimit të një gypit të ujit të nxehtë.


    Vladimir Valyakin, 49 vjeç, bashkë me shoferin Igor Chikasov, 53 vjeç, mbetën të bllokuar në veturën e parkuar në një trotuar, ndërsa uji i vluar shpërtheu rreth tyre dhe goditi makinën.

    Sipas mediave lokale, të dy vdiqën në vend, pasi u “përvëluan të gjallë”. Dëshmitarët thonë se nuk kishte shans që t’i shpëtonin me kohë.

    Një filmim i automjetit duke u nxjerrë nga krateri me ujë në rreth 75 gradë Celsius u mor menjëherë pas tragjedisë, dhe aty shihej avulli që ende  rreth ekuipazhit të shpëtimit.

    T Plus, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e tubacionit të ujit të nxehtë, është zotuar të paguajë kompensim për familjet e viktimave, si dhe funeralin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!