×
  • Extra
  • Extra

    Askush nuk dëshiron ta punësojë për shkak të emrit: Kur të dëgjoni si quhet do të keni gjithçka të qartë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:12

    Më shumë se një dekadë pas ekzekutimit, Saddam Husseini ka ndikim të madh në jetën e një njeriu.


    Inxhinieri detar në Indi nuk e fajëson gjyshin e tij që ia vuri emrin e diktatorit irakian 25 vjet më parë. Por, pasi u refuzua në  intervista pune rreth 40 herë, ai ka zbuluar se emri i tij është arsyeja pse ata nuk duan ta punësojnë – edhe pse emri i tij është paksa më ndryshe – shkruhet Hussain, jo Hussein.

    Pra, ai është Saddam Hussain, që do të thotë se emri i tij dallon për vetëm një shkronjë nga ish-udhëheqësi irakian Saddam Hussein, transmeton Reporteri.net.

    I lodhur nga refuzimet ai shkoi në gjykatë për ta bërë emrin e tij Sajid. Por procedurat e burokracisë po shkojnë ngadalë  dhe po kështu edhe  kërkimi i tij për një punë.

    Në kolegj ai ishte student shumë i mirë  dhe pothuajse të gjithë shokët e gjeneratës së tij tashmë kanë gjetur punë, por kompanitë po e largojnë atë. “Njerëzit kanë frikë të punësojnë mua,” citohet të ketë thënë  një herë ai.
    Megjithatë ai nuk është i vetëm në këtë gjendje të vështirë dhe mund të ndjehet më pak i dëmtuar nëse krahasohet me Saddam Husseinët e Irakut, të cilët ndjehen të mallkuar që mbajnë emrin e një diktatori brutal. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!