×
  • Extra
  • Extra

    Australianët nuk duan t’ia dinë për coronavirusin, mijëra qytetarë ia mësyjnë plazheve

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 10:28

    Kur duket se coronavirusi i ri ka kapluar thuajse të gjithë globin, ka disa qytetarë që tregohen kokëfortë dhe nuk pajtohen me urdhrat dhe këshillat e dhëna nga qeveritë.


    Rasti më i fundit na vjen nga Australia. Edhe pse kryeministri i vendit Scott Morrison, ka urdhëruar që qindra plazhe të mbyllen, mijëra australianë kanë “pushtuar” plazhet, në këtë rrezik të “heshtur” si pasojë e virusit korona.

    Po ashtu në vazhdën e masave parandaluese për COVID-19, kryeministri Morrison me anë të një konference shtyp urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve, kafeneve dhe restoranteve në Australi, gjithashtu u urdhërua mbyllja e dyzinë plazhesh në Sidney.

    Ndërkaq, deri më tani në të gjithë kontinentin Australian, janë regjistruar 1,354 persona të infektuar me coronavirus, ndërsa numri i të vdekurve deri më tani është fiksuar në 7 persona, shkruajnë mediat e huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!