×
  • Extra
  • Extra

    ”Autostrada” më e shkurtër në botë është vetëm një…metër!

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 10:10

    ”Autostrada” më e shkurtër në botë? Është e gjatë vetëm një metër, shkruhet në faqen italiane today.it, transmeton atsh.


    Në pamundësi për të përballuar pamjaftueshmërinë e rrjetit të autostradave në vendin e tij të lindjes Rumani, Stefan Mandachi, një pronar 33-vjeçar i një zinxhiri fast-foodesh, kishte ndërtuar autostradën e tij private të vogël.

    Dhe deri më tani asgjë veçanërisht e çuditshme: Mandachi kishte një kompleks të bukur në pronën e tij.

    Atij nuk i mungonin paratë dhe kështu nisi punën, e cila nuk i kushtoi shumë: me 4 400 euro ai u bë ”Mister Autostrada”.

    Për të shkaktuar një sensacion sa më satirik u arrit kulmi me prerjen e pashmangshme të shiritit në ceremoninë inauguruese.

    Miniautostrada u ndërtua në Suceava, një qytet në një pjesë të vendit pa autostrada.

    Rumania ka një nga rrjetet e autostradave më pak të zhvilluara në Bashkimin Europian, me vetëm 857 kilometra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!