Horror në Indi, ku një çift i porsamartuar u dogj direkt më pas. Gruaja, 19 vjeçe, nuk mbijetoi nga djegiet dhe vdiq. Policia dyshon te babai i vajzës, i cili është arratisur së bashku me dy nga vëllezërit e tij.
Çifti u martua fshehurazi gjashtë muaj më parë, duke mos marrë pëlqimin e familjeve, të cilat ishin kundër martesës së tyre për shkak të besimeve të ndryshme.
Pas martesës, të dy, Rukhmini dhe Mangesh Ransing, ishin kthyer në fshatin e tyre. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia lokale, të raportuar nga gazeta “Hindu”, ishte babai i vajzës, i cili duket se është në arrati, së bashku me dy vëllezërit e tij, ai që ka marrë iniciativën dhe djegur vajzën në mbrëmjen e 1 majit, pas një konflikti, trasnmeton TCH.
Fqinjët ndërhynë menjëherë dhe e çuan çiftin në spitalin më të afërt. Mangesh, 23 vjeç, ende përpiqet të mbijetojë, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.