×
  • Extra
  • Extra

    Babai hero: Plagoset duke mbuluar trupat e fëmijëve të tij nga plumbat

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 11:18

    Një video e filmuar brenda një salloni të veturave në Bronx të Neë Yorkut, shfaq një baba që qëllohet me armë në këmbë, derisa ai me trupin e tij mundohet të mbrojë tre fëmijët e tij nga sulmuesi.


    Të shtënat kanë ndodhur gjatë të hënës, kurse videoja e siguruar nga Daily Mail shfaq 39-vjeçarin dhe fëmijët e tij duke qëndruar të ulur në divan, kur një burrë i veshur me të zeza fillon të shtie në drejtim të derës së punuar nga xhami

    Ai reagon instinktivisht duke mbuluar me trupin e tij fëmijët ,që i shtriu në dysheme me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes.

    Burime të Daily Mail brenda policisë, bëjnë të ditur se babai identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është qëlluar me një plumb në këmbë.

     

    Megjithatë pasi u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, është konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

    Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se është vënë në kërkim të dy persona, ku njëri prej tyre ka vjedhur një veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!