Visar Vokshi nga Peja, i cili prej vitesh merret me sport, ishte sot i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”. Në një rrëfime tejet emocionues dhe motivues, Visari ka treguar për betejën e tij me kancerin prej 9 muajsh.
Ndonëse jo e lehtë, ai ka gjetur forcën për ta luftuar dhe mposhtur kancerin, që thotë se e ka marrë thjesht si çdo sëmundje tjetër.
Vokshi bëri thirrje që mos të dorëzoheni kurrë.
Tutje, ai tregoi se para dy muajsh i kishte vdekur babai i tij pikërisht nga kanceri.
Rrëfimin e tij në detaje mund ta dëgjoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=2Q6sp5qPal0