×
  • Extra
  • Extra

    Babai më i ndjekur në rrjetet sociale

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 22:37

    Një baba sa qesharak aq edhe i dashur ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale falë fotove gazmore të modifikuara të djalit të tij duke bërë punët e shtëpisë dhe shumë modele të tjera.


    35-vjeçari Andreas Miezans nga Tonsberg i Norvegjisë filloi të realizonte këto foto gjatë lejes së shtatzanisë që ai kishte marrë pas lindjes së djalit të tij.

    Duke përdorur aftësitë e tij të mira në fotografi ai realizoi një sërë skenarësh të pabesueshme, duke përfshirë edhe Oscarin e vogël duke prerë barin, pastruar shtëpinë, apo duke e hedhur disa metra në ajër.

    “Dy herë në javë unë marrë aparatin dhe përpiqem të nxjerr më të mirën e çfarë do situate që ndodhemi”, tregon 35-vjeçari norvegjez, i cili shprehet se ka krijuar me djalin e tij një lidhje të jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!