×
  • Extra
  • Extra

    Babai monstrum e mbajti për 24 vite në bodrum dhe bëri 6 fëmijë me të: Kështu duket sot jeta e kësaj vajze të pafat

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 14:18

    Elizabeth Fricl u mbajt e burgosur në podrumin e babait të saj për 24 vite. Përbindëshi Jozef Fricl pothuajse e përdhunoi atë çdo ditë dhe bëri shtatë fëmijë me të. Gjashtë fëmijë mbijetuan, kurse një prej tyre kishte vdekur në atë dhomë tmerri, transmeton Reporteri.net


    Kur ajo më në fund arriti të shpëtonte nga ky krim monstuoz, e gjithë ngjarja shokoi opinionin publik. Më 19 mars 2009 Fricl u shpall fajtor për të gjitha akuzat: për vrasje të shkaktuar nga keqtrajtimi, mbajtje në skllavëri, heqje të lirisë, dhunim, detyrim dhe degjenerim.

    Fricl u dënua me burgim të përjetshëm dhe dy vjet më parë mori një emër tjetër – Fric Mayerhof – në mënyrë që të burgosurit e tjerë mos të arrinin ta identifikonin menjëherë.

    Shumëkush pyet se si duket sot jeta e vajzës së tij, e cila ishte burgosur në një bodrum nga mosha 8 vjeçare, deri në  moshën 42 vjeç. Ajo ka marrë një emër të ri dhe ligjet e rrepta ndalojnë që identiteti i saj i ri të zbulohet.

    Me gjashtë fëmijë të mbijetuar, ajo jeton në një fshat austriak të paidentifikuar dhe thuhet se bën një jetë të lumtur. Fëmijët nga mosha 17 deri në 31 vjeç flenë në dhomat ku dyert janë vazhdimisht të hapura dhe çdo javë kanë terapi për t’u shëruar nga trauma e fëmijërisë. Shtëpia dykatëshe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe siguria po ashtu është shumë e rreptë. Nëse një i huaj afrohet, policia menjëherë do ta ndalojë atë. Vendasit e tjerë janë të njohur me situatën dhe gjithashtu ndihmojnë familjen.

    Një fotograf e përshkroi situatën që hasi në fshat: 

    “Ka vetëm pak banorë dhe ata të gjithë bashkëpunojnë me policinë. Ata më rrethuan me shpejtësi dhe më thanë:”Ata nuk do të flasin me ty dhe nuk duan të të shohin, ju lutemi të largoheni nga këtu”, rrëfeu përvojën e tij ai.

    Në vitin 2009, vetëm një vit pasi u lirua nga bodrumi, mediat raportuan se Elizabeta ra në dashuri me Tomas Wagner, një roje sigurie e cila ishte e ngarkuar me ruajtjen e saj./Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=jhLuEKZj1oo

       

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!