×
  • Extra
  • Extra

    “Babai se pranonte se ishte gay”, dalin disa teori konspirative si vdiq princi 38 vjeçar

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 9:21

    Ishte i sëmurë apo u vra nga babi i tij që njihet si ‘Sulltani i Terrorit’ i cili kurrë nuk pranoi se djali i tij ishte gay?!


    Ditën e djeshme u shkruajt gjatë në mediat e huaja për Princ Azim i cili ndërroi jetë në moshën 38 vjeçare.

    Por ekziston një teori konspirative sipas së cilës ‘Sulltani i Bruneit’ nuk e ‘kapërdinte’ dot faktin se djali i tij ishte gay.

    Prin Azim ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave për shoqërinë e tij me njerëz të njohur të botës së artit.

    Ai shoqërohej me njerëz të famshëm të cilët kishin shprehur haptas homoseksualitetin e tyre dhe mbështetjen për komunitetin transgjinor ‘LGBT’.

    Në vitin 2001 ai i kishte dërguar bizhuteri me vlerë të jashtëzakonshme këngëtares së famshëm Mariah Carey e cila ka shprehur hapur mbështetjen e saj për LGBT.

    Nëna e Princ Azim ishte gruaja e dytë e Sulltanit të Bruneit dhe ishte një ish- stjuardese e Royal Brunei Airlines, Mariam Ahmed Abdul Aziz .

    Çifti u divorcua në 2003.

    ” Princi Azim, djali i Sulltan Hassan Bolkiah, vdiq në 24 Tetor rreth orës 10:08 të mëngjesit. “, njoftoi shërbimi për shtyp i Brunei.

    Princi 38-vjeçar, i katërti në radhë, thuhet se luftonte për një kohë të gjatë me një sëmundje të rëndë dhe, sipas gazetës gjermane Bild, ishte shtruar në spital për një kohë të gjatë.

    Blogger i famshëm Perez Hilton, i cili kishte një marrëdhënie me Princin Azim, kishte ngarkuar shumë video në YouTube duke folur për jetën e tij të fshehtë që babai i tij nuk i pëlqente.

    «Unë jam akoma i tronditur dhe po përpiqem ta kaloj. Humori dhe bujaria juaj janë ato që unë do të kujtoj më shumë. Faleminderit për fjalët e mira që u thatë fëmijëve të mi.

    “Unë e di se sa e rëndësishme ishte familja për ju,” shkroi Perez sapo u informua për vdekjen e princit 38-vjeçar.

    ” Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë, për të gjithë në #Brunei, për të gjithë miqtë tuaj në Londër dhe më gjerë, ” shtoi ai.

    Radio Televizioni Brunei ishte i pari që konfirmoi lajmin e trishtuar.

    Në Sulltanatin e Bruneit u shpall një periudhë shtatë ditore zije, gjatë së cilës popullatës iu kërkua të vishte rroba të bardha, pasi e bardha është ngjyra e zisë.

    Të shtunën në mbrëmje (24 tetor) Princ Azim u varros në mauzoleumin mbretëror të Bandar Seri Beguan .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!