×
  • Extra
  • Extra

    BBC: Pirja e shpeshtë e ujit nuk e vret koronavirusin

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 16:18

    Thashethemet se pirja e shpeshtë e ujit mund ta reduktojë efektshmërinë e virusit COVID-19 janë demantuar nga mediumi prestigjioz ‘BBC’.


    Supozimet e publikuara në rrjetet sociale thonë se duhet të sigurohemi që goja të jetë çdoherë e lagështë, dhe të pimë ujë çdo 15 minuta, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

    “Nuk është aspak logjike”, thotë Kalpana Sabapathy, epidemiologe klinike në Shkollën e Higjienës dhe Tropikimit në Londër.

    Sabapathy shpjegon se infeksionet shpesh fillojnë pasi të jemi ekspozuar ndaj mijëra ose miliona grimcave virale, kështu që pastrimi i ezofagut nuk ka të ngjarë të ketë ndikim të madh.

    Epidemiologia thotë se, megjithëse këshilla të mbajnë gojën e lagësht dhe të pinë ujë çdo 15 minuta mund të tingëllojë e padëmshme, është e rëndësishme të shmnagni këshillat e rreme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!