Një moment mes Presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania, para betimit të tij si presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë viral në rrjetet sociale.
Trump, sapo hyri në sallën e Kongresit ku u mbajt ceremonia e betimit, u afrua ta puthë Melanian, por puthjen ua pamundësoi kapela e Zonjës së Parë, shkruan Reporteri.net.
Shumë kanë komentuar se më mirë do të ishte sikur Trump t’ia puthte vetëm dorën Melanias për të shmangur këtë moment, derisa sipas disa të tjerëve, Trump e bëri këtë qëllimisht që të mos ia prish grimin.
Më pas Trump vazhdoi ku e përshëndeti ish-presidentin Joe Biden./Reporteri.net