Bekë Berisha ka disa javë që po sfidon temperaturat e ftohta.


Sportet ekstreme me sa duket janë sporti i preferuar i i deputetit Bekë Berisha.

Së fundmi ai ka postuar disa pamje në rrjetet sociale teksa zhytet në akull në liqenin pranë Bjeshkëve të Moknës në Istog, shkruan Reporteri.

Reklamë

Deputeti Berisha njihet prej vitesh për këtë pasion të veçantë për të bërë sporte ekstreme në natyrë, shumicën e të cilave i realizon gjatë periudhës më të ftohtë të vitit.

Këto pamje të Bekë Berishës nga zhytja në akull në rrjetet sociale po komentohen jo pak. Ato shpesh po krahason edhe me disa fotografi që qarkullojnë shpesh të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili njihet po ashtu si adhurues i sporteve ekstreme.

Reklamë

Ndrysje, zhytja në akull të ftohtë është traditë e Rusisë.

Si adhurues i madh i sporteve ekstreme njihet edhe shefi i Bekë Berishës në parti, Ramush Haradinaj. /Reporteri.net

 

Reklamë