×
  • Extra
  • Extra

    Beogradi ‘pushtohet’ nga derrat e egër, qytetarët marrin situatën në duar – dalin dhe i vrasin

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 15:23

    Meqenëse nivelet e ujit të lumenjve në të gjithë Serbinë janë rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të bollshme të shiut, një numër i madh i kafshëve kanë vërshuar vendin.


    I tillë është rasti në kryeqytet, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit ka pasur një pushtim të derrave të egër në kalanë e Beogradit të Ri, Kalemegdan dhe Zemun, transmeton Reporteri.net.

    Çdo gjë filloi të mërkurën, rreth tre të mëngjesit, kur qytetarët arritën të regjistrojnë një tufë derrash të egër përgjatë rrugës.

    https://www.youtube.com/watch?v=kpoNAFVGs94

    Për këtë arsye u aktivizuan ekipet e shërbimit të veterinarëve të Beogradit dhe vullnetarët e Shoqatës së Gjuetisë së Zemunit për të kapur derrat dhe t’i kthenin ata prapa.

    Megjithatë, siç shkruajnë gazetat serbe, po ndodh edhe diçka tjetër për të cilën tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar. Thuhet se disa individë morën drejtësinë në duart e tyre the filluan të vrisnin derrat!

    Për këtë është krijuar edhe një fushatë në rrjetet sociale nga banorët të cilët shprehen të indinjuar me këtë veprim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!