×
  • Extra
  • Extra

    Besarta Jashari bëhet sërish nënë e një djali, ia vendos emrin Mars

    Reporteri
    04 Qershor 2023 | 22:14

    Bekim Jashari ka treguar për gëzim në familjen e tyre, bëhet fjalë për lindjen e djalit të tretë të Besartes.

    E djalit i është vendosur emri Mars – pra muaji i rënies heroike të familjes Jashari.

    ”Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes”.

    “Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë”.

    “Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur! Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!