×
  • Extra
  • Extra

    Bill Gates parashikon se kur mund të përfundojë “Kriza e Koronavirusit”

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:33

    Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin CNN, ka folur për pandeminë e coronavirusit.


    Gjatë një prononcimi, ai ka bërë edhe një parashikim, përgjigjen për të cilën pyetje do ta dëshironte gjithkush – Kur do të përfundojë e gjithë kjo?

    Në këtë drejtim, ndërsa njerëzit praktikojnë distancën sociale dhe shumë qeveri shtetërore dhe lokale kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, pyetja e qartë është se sa do të zgjasin këto masa paraprake.

    A mund ta dijë Bill Gates përgjigjen?

    Bill Gates theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet me masat paraprake edhe në shtetet me më pak raste të konfirmuara, pasi virusi përhapet në mënyrë eksponenciale, përcjell Telegrafi.

    “Sa më shpejt që të përfshiheni në mbyllje, aq më lehtë është të arrini në atë kulm”, tha ai.

    Kur do të ndodhë ky kulm?

    “Pjesët e vendit (SHBA-së) që nuk janë mbyllur, në fund të prillit do të fillojmë të shohim kulmin e numrave atje”, tha Gates.

    Kjo bëri që atij t’i bëhej edhe pyetja nëse ai mund të parashikojë se si do të përfundojë kjo, për të cilën gjë ai tha se se është më e vështirë të izolohen vendet më të varfra.

    “Deri në verë, unë mendoj se vendet e pasura që janë udhëhequr me kompetencë për këtë nuk do të duhet të kthehen në mbyllje”, shpjegoi ai, duke shtuar se vendet në zhvillim do të kenë ende “një sfidë”.

    Gates gjithashtu theksoi se “i gjithë vendi duhet të jetë në një linjë”, në vend se të shkojë shtet-pas-shteti sepse njerëzit janë ende duke kaluar linjat shtetërore.

    Ai gjithashtu u sigurua të shpjegojë se gjërat mund të fillojnë hapjen vetëm pasi numrat të kenë filluar të bien, gjë që nuk janë.

    Ndryshe, në vitin 2015, Bill Gates paralajmëroi mundësinë e “shpërthimit të ardhshëm”.

    Ndërkohë Bill Gates nuk është prej atyre që vetëm flet për coronavirusin – ai po bën gjithashtu pjesën e tij për ta luftuar atë.

    Fondacioni Bill & Melinda Gates ka premtuar 100 milionë dollarë për të luftuar shpërthimin, me një pjesë të madhe që shkon drejt zhvillimit të vaksinave.

    Gates gjithashtu po financon një projekt për të zhvilluar testimin në shtëpi.

    Kohët e fundit ai u bashkua me Mark Zuckerberg të Facebook për të dhuruar 25 milionë dollarë secili në drejtim të kërkimit mbi trajtimet e mundshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!