×
  • Extra
  • Extra

    “Black Friday” – njerëzit fjetën para dyqaneve për të kapur çmimet e ulëta

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 12:46

    Black Friday, apo ndryshe siç njihet në gjuhën shqipe “E premtja e zezë”, është dita me çmimet më të lira gjatë vitit. Kjo ditë bie të Premten pas të Enjtes së katërt të Nëntorit dhe këtë vit, kjo datë është 29 Nëntori.


    Dyqanet më këtë ditë ulin çmimin e mallrave, kryesisht pajisjet IT dhe pajisjet shtëpiake, mbi 50%.

    Një skenë aspak e pazakontë sa herë që i bie kjo ditë vjen nga Zagrebi ku qytetarët kanë pritur tërë natën para dyqaneve për kapur çmimet e ulëta.

    Ndryshe, që nga viti 2005 “Black Friday” ka qenë dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!