×
  • Extra
  • Extra

    Borxh deri në fyt, kështu ka vendosur t’i hakmerret ky qytetar bankës ku ishte në kredi

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 9:30

    Një qytetar nga Serbia ka vendosur që të hakmerret ndaj bankës zvicerane ku ishte borxh.


    Ai përmes një njoftimi që u bë viral në Facebook njoftoi se kishte hequr dorë nga pagesa elektronike, dhe do të paguante këstin e kredisë në bankë me para në dorë çdo muaj, madje në monedha metalike, transmeton Reporteri.net.

    “Do të merrni para të gatshme çdo muaj, por në monedha metalike … gjysmë ore para përfundimit të orarit të punës … kështu që ju bëni llogaritë”, ka shkruar ai në njoftimin për bankën.

    Të gjitha monedhat ai i futi në një biton plastik, përmes së cilit do t’ua dërgojë bankës.

    Ai shtoi se nëse pyetet nga punëdhënësja e bankës se sa para ka në biton, do të përgjigjej se nuk e di dhe se duhet t’i numërojë vetë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!