Një grua e ka çuar një 68-vjeçar në karrocë me rrota në një bankë duke u përpjekur që ta detyronte të nënshkruante për një kredi. Por, burri kishte qenë i vdekur prej disa orësh, përcjell Reporteri.net.
Ajo dyshohet se solli xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar një hua prej 17,000 reale (mbi 3000 euro).
Erika de Souza Vieira Nunes u arrestua pasi dërgoi trupin e pajetë të 68-vjeçarit, Paulo Roberto Braga në një degë banke në Bangu, një lagje në Rio de Janeiro, raportuan mediat braziliane.
Zyrtarja mori stilolapsin për t’ia ofruar burrit, por nuk mori reagim nga ai.
“Xhaxha a po dëgjon? Duhet të nënshkruash”, dëgjohet zyrtarja në kamerat e sigurisë.
Gruaja më pas e arsyeton se burri nuk përgjigjet asnjëherë dhe se është vetë mënyra e tij e sjelljes.
Zyrtarja e bankës dyshon kur burrit i lëshohet koka vazhdimisht dhe telefonon policinë që më pas e arreston gruan. Kufoma u dërgua në morg.
Një punonjës banke dëgjohet duke i thënë gruas se “nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë”.
Skena e çuditshme ngriti alarmin tek punonjësit e bankës, të cilët menjëherë thirrën një ambulancë dhe policinë.
Gruaja, e cila pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e Bragas, u arrestua më vonë në bankë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.