×
  • Extra
  • Extra

    Britani, ndërron jetë peshku i artë më i vjetër në botë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 16:50

    George, peshku i artë më i vjetër në Britani ka humbur jetën në moshën 44-vjeçare.


    Keith Allies, 75-vjeç, e fitoi peshkun në vitin 1974 së bashku me një tjetër të quajtur Fred dhe ia dhuroi të dashurës së tij, tani gruaja e tij, si një gjest romantik. Peshqit e artë nuk jetojnë më shumë se 10 vite.

    “Ai ishte pjesë e familjes. E pashë teksa vërdallosej rreth akuariumit dhe ndërroi jetë të mërkurën”-tha Mrs Allies, 62-vjeç për “The sun”, transmeton BW.

    Çifti, nga Worcester, kontaktoi një gazetë një vit më parë për të korrigjuar lajmin që peshku më i vjetër i artë ishte një 38-vjeçar i quajtur Splash.

    Tashmë të dy peshqit e çiftit janë varrosur në kopështin e pasëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!