×
  • Extra
  • Extra

    Cirku politik i Kosovës, Burdushi ‘zbulon’ 2 deputetët që nuk e votojnë Qeverinë Hoti

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 23:49

    Mjeku popullor, Hysri Peqani-Burdushi ka dhënë parashikimin e tij lidhur me qeverinë Hoti.


    Ai ka treguar se cilët janë dy deputetët që sipas tij nuk do ta votojnë qeverinë e re.

    “Donika Kadaj-Bujupi nuk e voton qeverinë Hoti. Kjo po shihet, Donika Kadaj nuk e voton qeverinë”, ka deklaruar Burdushi në T7, shkruan Reporteri.net.

    Por ai thotë se Kadaj-Bujupit mund t’i thehet mendja.

    “Njëherë për një herë puna është konstante, është mbet puna në peshore”, ka pohuar ai.

    Kurse deputeti tjetër ka thënë që nuk e voton qeverinë është Haxhi Avdyli nga LDK.
    Për këtë të fundit dihet botërisht se do të voton kundër, pasi këtë e ka deklaruar disa here personalisht deputeti nga Prizreni. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!