×
  • Extra
  • Extra

    “Burekomant”- shpikja e një furre për të vazhduar shitjen e burekut edhe gjatë koronavirusit

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 17:00

    Për të vazhduar në biznesin pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, pronari i një furre buke në Serbi ka dalë me një ide speciale për shitjen e burekut.


    Ai tani shërbehet në një mënyrë të veçantë në mënyrë që të shmanget kontakti me blerësit.

    “Ne e bëmë këtë sepse shumica e klientëve tanë të rregullt janë mësuar të qëndrojnë dhe të ulen kur hyjnë në një furrë buke për të ngrënë vaktin e tyre. Sidoqoftë, kjo aktualisht nuk është e mundur për shkak të kësaj situate. Ne duhej të bënim diçka për të ruajtur punonjësit tanë, si dhe klientët tanë, shpjegoi Svetlana Radakoviq, pronare e furrës.

    Blerësit, thotë ajo, ishin të hutuar në fillim, pasi ishin mësuar të hynin në burektore. Por ata shpejt i pranuan ndryshimet dhe filluan ta quanin këtë burekomat, transmeton Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!