×
  • Extra
  • Extra

    Burri godet ish-gruan me veturë dhe e hedh disa metra në ajër, shpëton mrekullisht (Video)

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 15:06

    Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin Sorochinsk të Rusisë, jo larg nga kufiri me Kazakistanin, ku një baba i zemëruar e lëndoi rëndë ish-gruan e tij, me të cilën po luftonte rrreth kujdestarisë mbi vajzën e tyre.


    E ëma e vajzës, ish-burrit të saj ia kishte ndaluar që ta shoh vajzën, gjë që e zemëroi atë shumë. Në video shihet se si gruaja qëndron në mes të rrugës duke folur në telefon. Disa sekonda më vonë drejt saj niset një veturë me shpejtësi të madhe. Vetura e godet pikërisht atë, kurse gruaja nga forca e madhe “fluturon” disa metra në ajër, transmeton Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=IHzf76w03hQ

    Incidenti ndodhi të hënën, më 18 mars rreth orës 14:00, pas së cilit gruaja përfundoi në spital me lëndime të rënda.

    “Gjithçka është në rregull, jam gjallë, kam thyer këmbën, po dridhem, organet më janë dëmtuar e shumë gjëra të tjera”, ka thënë nëna me emrin Anastasia./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!