×
  • Extra
  • Extra

    Burri i dehur i hypë tankut dhe “zbarkon” në qytet, terrorizon banorët

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 13:24

    Policia në Poloninë qendrore reagoi ndaj një thirrjeje në orët e vonë të mbrëmjes për shkak të një incidenti të pazakontë që ndodhi në qytetin Pajeczno.  


    Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën një tank të epokës sovjetike, të parkuar në një rrugë qendrore me dy “udhëtarët” afër, njëri prej të cilëve ishte një 49-vjeçar  i dehur i cili po drejtonte tankun, transmeton Reporteri.net.

    Doli se ai ishte i autorizuar për të operuar me tankun, megjithëse eprorët donin vetëm që ai të lëvizte atë automjet ushtarak, në vend që ta ngiste qendrën në qytetit. Ata kishin pritshmëri se ai do të tregohej i matur pasi komandonte me një automjet të blinduar 36 ton.

    Ky udhëtim mund t’i kushtonte shoferit me dy vjet burg sepse ai po ngiste një automjet nën ndikimin e alkoolit. Dënimi mund të shkojë deri në tetë vjet burg për shkak të rrezikut të krijuar për popullatën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!