×
  • Extra
  • Extra

    Burri i infektuar me COVID-19 ndjek ceremoninë martesore të biri nga dritarja e dhomës së spitalit

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 15:25

    Një burrë nga Izraeli i cili është shtrirë në spital për trajtim pasi është infektuar me coronavirus, ka pasur rastin që martesën e të birit ta shikoj nga dhoma e spitalit.


    Pasi që gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, e kanë shtyrë shtratin e tij në afërsi të dritares të zbukuruar me balona, nga ku vëzhgoi ceremoninë martesore.

    Në qendrën medicinale “Hadas” në Jerusalem, dyshja nga Aradi në jug të Izraelit kanë qenë të rrethuar nga disa mysafirë dhe fotografët me maska mbrojtëse, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.

    Kjo martesë ka qenë më ndryshe nga ato që jemi mësuar me festime masive, ku zakonisht mblidhen miq dhe familjarë për të festuar momentin më të lumtur të një çifti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!