Burri nuk më puthte më, para djalit dilja me maskë – gruaja me mjekër rrëfen periudhën e tmerrshme që kaloi

Një grua e cila u përball me një problem jo të zakonshëm për gratë, pas lindjes së fëmijës së saj është më në fund në gjendje të dalë pa maskë për herë të parë në vitet pas trajtimit të suksesshëm të hirsutizmit.


Svetlana Savchenkova, 33 vjeç, shkoi në një shfaqje mjekësore televizive në Rusi, duke rrëfyer problemin me mjekrën e saj, dhe faktin se kjo i kishte shkaktuar probleme të mëdha në martesën e saj, ngase kishte frikë së burri do ta braktiste, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Ajo rrëfeu problemin e saj për miliona shikues dhe tha se rritja e mjekrës – për shkak të gjendjes hormonale, e kishte kthyer jetën e saj në makth të vërtetë.  Svetlana rrëfeu se mbante gjithmonë maskë, në mënyrë që djali i saj i vogël të mos kishte frikë nga ajo.

Pasi mjekët e saj dështuan për shumë vite për ta ndihmuar atë, burri i Svetlanas e bindi atë të merrte pjesë në një emision televiziv dhe të kërkonte ndihmë për këtë problem të pazakontë.

Para se t’i nënshtrohej testeve dhe terapisë të rregulluar nga emisioni televiziv, ajo tha me lot: “Nuk mund të punoj apo të komunikoj me njerëzit normalisht, madje as  me djalin tim. Unë nuk e lejoj atë të prekë fytyrën time. Natyrisht, marrëdhëniet me burrin tim u bënë shumë më keq. Ai nuk më puth tani sepse është e neveritshme. Çdo vit po përkeqësohet. Kam frikë se familja jonë do të shkatërrohet”.

Megjithatë Svetlana tani i është kthyer jetës normal pasi një kohë të gjatë jetoi e fshehur nga të tjerët.