Bëhet e ditur se një kafshë e rrallë, gjysmë ujk dhe gjysmë qen, është shitur për një shumë rekord prej 4.4 milionë paundësh, ose 5,3 milionë euro. Ky qen unik, i quajtur Cadabomb Okami, është një kryqëzim midis një ujku të vërtetë dhe një Caucasian Shepherd.
Blerësi është S. Sathish, një indian i pasoionuar pas qenve dhe pronar i mbi 150 racave të ndryshme në Bengaluru, Indi. Ai shpenzoi plot 500 milionë rupi për të marrë këtë qen të jashtëzakonshëm, të cilin e bleu përmes një ndërmjetësi nga SHBA, shkruan mediat e huaja.
Okami është vetëm tetë muajsh, por peshon 75 kg dhe ka një lartësi prej mbi 76 cm. Sipas Sathish, ky qen është unik dhe nuk është shitur më parë askund në botë. Ai shpjegoi se është i pasionuar pas qenve të veçantë dhe dëshiron t’i prezantojë në Indi.
Ky qen i jashtëzakonshëm tashmë ka bërë bujë në Karnataka, ku është shfaqur në disa evente madhështore, përfshirë premiera filmash. Një video e tij duke ecur në tapetin e kuq ka marrë gati 3 milionë shikime online.
Sathish, i cili më parë merrej me mbarështimin e qenve, tani fiton shuma të mëdha vetëm duke i ekspozuar në evente publike. Ai mund të fitojë nga 2200 paund për 30 minuta deri në 9000 paund për pesë orë, vetëm duke marrë pjesë në ngjarje me qentë e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.