Çfarë bëjnë gratë dhe çfarë bëjnë burrat sapo të hyjnë në dhomën e hotelit?

Kur sapo vendosen në hotel, shumica e njerëzve menjëherë i bëjnë disa gjëra për të cilat realisht nuk janë fare të vetëdijshëm.

Kjo gjë dallon edhe te burrat, edhe te femrat, ka treguar një hulumtim.

Disa mbase do të dëshirojnë që të pushojnë, dhe menjëherë shtrihen në krevat, ndërsa të tjerët do t’ia hedhin një sy banjës apo do të ndezin televizorin.

Me fjalë të tjera, shkencëtarët kanë zbuluar që sapo të arrijmë në hotel më së shumti dëshirojmë që shtrihemi në krevat, të shohim televizor apo të shikojmë çfarë ka në banjë, transmeton Telegrafi.

Në këtë hulumtim janë studiuar shprehitë e mysafirëve me rastin e hyrjes në një dhomë të re hoteli, ku janë zbuluar që shprehitë dallojnë varësisht nga gjinia.

Gratë më parë do të shikojnë çfarë ka nga kozmetika në banjë, a ka aty shamponë, shkumë për dush, sapun të vogël apo brushë të dhëmbëve. Burrat do të marrin telekomandën e televizorit dhe do të kontrollojnë cilat kanale janë në ofertë.

Nga mysafirët meshkuj, 19 për qind e tyre pranojnë që këtë gjë e bëjnë të parën, por as gjinia e bukur nuk ngelet prapa – 15 për qind e grave do të shikojnë listën e programeve në TV.

Një aktivitet i preferuar i të dy gjinive është shikimi nga dritarja e dhomës së hotelit. Rreth 54 për qind e grave dhe 48 për qind e burrave thonë se u pëlqen të shikojnë një panoramë të panjohur nga një dhomë e pastër dhe e rregullt. Pasi të keni kontrolluar dhomën, do të bëni të njëjtën gjë me pjesën tjetër të hotelit. Nga të anketuarit meshkuj, 13 për qind do të shkojnë në palestër ose në pishinë, çka është shprehur edhe 16 për qind e grave.

Interesant është edhe fakti që seksi më i bukur do të jetë i pari që do të arrijë tek shishet në minibar. 11 përqind e tyre do ta bëjnë këtë, krahasuar me vetëm 8 përqind të meshkujve. Një në 10 gra do të shkojë menjëherë në tualetin e hotelit, gjë që vetëm 8 për qind e meshkujve do ta bëjnë.

– Është e qartë se burrat dhe gratë kanë një listë shumë të ndryshme të prioriteteve kur mbërrijnë në një hotel – tha Kate Hopcraft, një nga hulumtueset.

Sondazhi përcaktoi gjithashtu se çfarë na jep dozën më të madhe të adrenalinës kur nisemi për një udhëtim të ri. Në të tilla raste, prinë hipja në aeroplan (48 për qind), dhe në vend të dytë është hyrja në një dhomë të re hoteli. Vetëm 38 përqind e të anketuarve do të emocionohen seriozisht për paketimin e gjërave.