×
  • Extra
  • Extra

    Çfarë simbolizoi fustani i Vjosa Osmanit në ceremoninë e inagurimit si Presidente

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 19:56

    Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, u paraqit në ceremoninë e përurimit të saj me një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët (ndonëse në disa foto, për shkak të dritës duket si blu). Dizajneri Valdrin Sahiti ishte ai që krijoi fustanin e ditës së ceremonisë, fustan i krijuar aspak në mënyrë rastësore.



    Në një prononcim për klankosova.tv, Sahiti u shpreh se ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

    “Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”.

     

    Të dielën (4 prill), pas përfundimit të raundit të tretë të votimit, Vjosa u zgjodh presidente e Kosovës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, pas përjashtimit nga LDK, Osmani garoi bashkë me LVV, e cila siguroi një fitore bindëse.

    Vjosa Osmani është cilësuar jo pak herë nga njerëzit si “gruaja që guxoi të sfidojë burrat e LDK-së”, si shembull “humanizmi dhe krenarie” dhe si “zëri më i arsyeshëm në Parlamentin e Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!