×
  • Extra
  • Extra

    Cikloni Bhola: Stuhia që para 45 viteve vrau 500 mijë njerëz dhe krijoi një shtet të ri

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 16:53

    Kataklizmë e përmasave biblike zbriti atë ditë nëntori në atë që më pas u quajt Pakistani Lindor , e i cili tani quhet Bangladesh. Jo vetëm që përfshiu gjithë  rajonin e Gjirit të Bengalit, por gjithashtu kishte ndikim në ndryshimin e kufijve.


    Cikloni në fjalë zyrtarisht quhej Bola, dhe më 12 nëntor të vitit 1970, goditi me forcë të plotë atë që dikur quhej Pakistani Lindor, transmeton Reporteri.net

    Bëhet fjalë për ciklonin më vdekjeprurës tropikal të regjistruar ndonjëherë, por gjithashtu është edhe një nga katastrofat më vdekjeprurëse natyrore në historinë moderne.

    Sipas disa vlerësimeve 500,000 njerëz atë ditë të kobshme, para saktësisht 45 vjetëve humbën jetën, kryesisht për shkak të valëve, të cilat në  zonat bregdetare dhe ishujve në dhe rreth deltës  Ganga u goditën me forcën e njëjtë sa të një uragani të kategorisë së tretë.

    Cikloni vetë u formua mbi Gjirin e Bengalit në ditët para katastrofës dhe filloi të lëvizte në veri. Në momentin kur ishte më i fuqishmi, frynte me një shpejtësi prej 185 kilometrash në orë.

    Fshatrat të tëra u fshinë, si dhe të mbjellat  në të gjithë pjesën e kontinentit aziatik. 280,000 kafshë ngordhën. Në rajonin më të populluar Pakistan Lindor, Tazumudin, Cikloni Bola, vrau 45% të popullsisë prej 167,000 banorëve.

    Nga 77,000 peshkatarë, 46,000 u vranë, ndërsa 40% e të mbijetuarve mbetën të lënduar rëndë.

    Tre muaj pas stuhisë, tre të katërtat e popullsisë jetonin tërësisht nga ndihma humanitare.

    Plakat kojim se traži pomoć za Bangladeš nakon ciklona Bola koji je 1970. sravnio tu državu sa zemljom. Foto: Wikipedia/Apple Records

    E, tani. Ju që e njihni gjeografinë, me siguri keni përshtypjen se kemi gabuar diku. Si mund të jetë Pakistani Lindor, kur po flasim për Gjirin e Bengalit? Përgjigja është si më poshtë: Ajo që tani është Bangladeshi, atëherë  ishte pjesë e Pakistanit.

    Me fjalë të tjera, kur pas largimit të britanikëve kjo pjesë e botës fitoi pavarësinë, pjesa muslimane e Indisë u nda në dy pjesë, një që tani e njohim si Pakistani dhe tjetra në anën e kundërt të nënkontinentit indian, të cilin tani e jnjohim si Bangladeshi.

    Për shkak të kësaj, banorët dhe udhëheqësit politikë të Pakistanit Lindor e kuptuan se qëndrimi në të njëjtin shtet me dikë që sundonte nga territore të largëta dhe të palidhura rreth Islamabadit, thjesht nuk është i dobishëm. Në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, Liga Kombëtare e Bangladeshit e opozitës korri fitore bindëse. Më 26 mars 1971, filloi një luftë civile, e njohur si Lufta Çlirimtare e Bangladeshit. Gjatë tetë muajve dhe muajve të përgjakshëm, midis 300,000 dhe 3,000,000 njerëz u vranë dhe 200-400,000 gra u përdhunuan. E gjitha përfundoi më 16 dhjetor me rënien e Komandës Lindore Pakistane dhe pavarësinë e Bangladeshit.

    Kështu, cikloni Bola hyri në analet e historispë  jo vetëm si cikloni më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë, por si ndoshta i vetmi që ndryshoi kufijtë dhe rrjedhën e historisë njerëzore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!