×
  • Extra
  • Extra

    Cilat fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 12:21

    Edhe pse frutat përmbajnë sheqerna natyrale, ato janë të pasura edhe me vitamina, minerale dhe fibra, që i sigurojnë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore.


    Jo të gjitha frutat kanë të njëjtën përmbajtje në sheqer: disa kanë më shumë sheqer, disa të tjera kanë më shumë fibra, që ulin indeksin glicemikë (ndikimi i sheqerit në
    nivelet e glukozës në gjak). Kështu frutat janë më të mira se ushqimet e përpunuara ose ëmbëltuesit artificialë.

    Nëse vuani nga diabeti, ja cilat janë frutat që duhet t’i bëni pjesë të dietës:

    Frutat e pyllit. Të gjitha llojet e frutave të pyllit kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se kanë më pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak se çdo lloj fruti tjetër. Frutat e pyllit janë të pasur gjithashtu në vitamina dhe antioksidues. Shtoni fruta pylli në kos, bollgur ose përgatisni një lëng duke i përzier me fruta të tjerë, transmeton Reporteri.net

    Frutat qitro. Frutat si grejpfruti ose portokalli janë të pasur në fibra, që ndihmojnë
    në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ata janë të pasur gjithashtu në vitaminë C, që ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.

    Dardha. Një dardhë e masës mesatare siguron 6 gramë fibra – rreth 24% të sasisë së rekomanduar për gratë nën 50 vjeç.

    Molla. Molla gjithashtu është e pasur në fibra dhe proteina. Ky frut njihet edhe për shumimin e bakterit të mirë në zorrë, përcjell Reporteri.net

    Frutat me bërthamë. Frutat si nektarina, kumbullat dhe pjeshkat kanë zakonisht indeks më të ulët glicemikë kur konsumohen të freskëta. Përpiquni të kufizoni versionet e thara.

    Rrushi. Shumë njerëz mendojnë se duhet të shmangin rrushin sepse përmban shumë sheqer. Në fakt rrushi është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës B6.

    Frutat që duhet t’i hani më rrallë. Ka gjithashtu edhe disa fruta të tjerë që mund të kenë indeks të lartë glicemikë, megjithatë sërish përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese të
    rëndësishme për trupin.

    Disa nga këto fruta janë:
    • Banania
    • Ananasi
    • Mango
    • Frutat e thata

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!