×
  • Extra
  • Extra

    Çka e ka Glauk Konjufcën, kuptojeni nëse mundeni këtë video të Albin Kurtit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 13:38

    Në rrjete sociale është shpërndarë një video ku shihet lideri i LVV-së, Albin Kurti duke folur për anëtarin e kryesisë së këtij subjekti, Glauk Konjufcën.


    Siç edhe shihet në këtë video të shkurtë, Kurti flet për lidhje familjare me Konjufcën.
    Madje, për këtë e jep një shpjegim të çuditshëm.

    “Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, shihet teksa thotë Kurti derisa në krah të tij shihet edhe kandidati i këtij subjekti për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    Personat që po e dëgjojnë këtë fjalim të çuditshëm të Kurtit pastaj ja plasin gazit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!