×
  • Extra
  • Extra

    Çmenduria e shoferit kosovar, e lë veturën të vozitet vetë e ulet si pasagjer duke xhiruar

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 10:24

    Video e një shoferi kosovar, i cili rri si pasagjer në veturën e tij, derisa ajo vozitet vetë është bërë virale në rrjetet sociale.


    Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një shofer kosovar që është anëtar i këtij grupi, ka shpërndarë një video interesante.

    Pamjet shfaqin aftësinë e një veturë AUDI, e cila vetëvozitet derisa shoferi i saj qëndron ulur në anën tjetër si pasagjer.

    Video është xhiruar në njërën nga autostradat në Kosovë, ku edhe ka marrë shumë pëlqime e komente të ndryshme.

    Veturat e reja sot kanë shumë teknologji të avancuar, përveç që ecin vetë, ato parkojnë vetë. Madje veturat e reja sot mund të dirigjohen edhe vetëm me një kontrollor.

    AUDI mbetet njëra ndër markat më të mira në botë dhe më të pëlqyera për shqiptarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!