Deri më tani ishim mësuar të shohim qytetarët duke keqtrajtuar kafshët. Por, tashmë duket se gjithçka ka kaluar në një tjetër nivel. Shqipëria është ndoshta nga vendet e pakta ose e vetmja në rajon që mungon një legjislacion specifik për “mirëqenien e kafshëve”.

Është bërë e modës që shumica e shqiptarëve të tregojnë “forcën” e tyre duke keqtrajtuar kafshët shtëpiake dhe jo vetëm.

Por, çmenduria kalon kufijtë kur kafshë të egra kapen me qëllim shitjen. Një qytetar thotë se ka kapur një dhelpër në mal dhe do që ta shesë.

Reklamë

Ndërkohë, bashkëngjitur ka dërguar edhe disa fotografi të cilat tregojnë se një gjë e tillë është e vërtetë. Në to shihet dhelpra e lidhur.

“Nuk është e plagosur”-thuhet në mesazhin e dërguar pranë JOQ, për të bindur blerësit e mundshëm.