×
  • Extra
  • Extra

    Çnjerëzore: Tre të rinj publikojnë video ku tallen me vdekjen e Kobe Bryan dhe vajzës së tij

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 11:08

    Një tjetër provë që prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në atë që fëmijët e tyre postojnë në rrjetet sociale është një video e postuar nga një grup adoleshentësh në TikTok.


    Treshja në këtë video imitonin pilotin, basketbollistin legjendar Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna, duke demonstruar rrëzimin e helikopterit, duke qeshur gjatë gjithë kohës, transmeton Reporteri.net.

    Një video e quajtur “Rrëzimi i helikopteri” u publikua vetëm disa orë pas rrëzimit të tmerrshëm në të cilin, përveç tre të përmendurve, u vranë edhe gjashtë të tjerë.

    Videoja u hoq relativisht shpejt, kryesisht për shkak të raportimeve të shumta të gjuhës së urrejtjes, por gjithashtu u shikua më shumë se 60,000 herë në një afat të shkurtër, dhe disa madje e shkarkuan dhe e postuan në Twitter. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!