×
  • Extra
  • Extra

    Coronavirusi ka ende rrugë të gjatë për të bërë!

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 23:41

    Coronavirusi ka ende rrugë të gjatë për të bërë! Këtë deklaroi doktoreshë Maria Van Kerkove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për pandeminë Covid-19. Në konferencën e sotme nga Gjeneva ajo vuri në dukje se ekspertët globalë kanë bërë qindra studime sero-epidemiologjie të vazhdueshme që shqyrtojnë shkallën e infeksionit të Coronavirusit në popullata të ndryshme.


    Këto studime kanë treguar se shumica e popullsive të botës janë ende të ndjeshme ndaj infeksionit nga ky virus, pra të paimunizuar.

    Por çfarë do të thotë kjo? Doktoresha thotë se pa dalë vaksina: ‘Virusi ka një rrugë të gjatë për të bërë’!

    Ajo tha se është moment kritik që vendet të kenë një plan dhe strategji më të fortë, për shkak se në Hemsferën Veriore ende nuk ka nisur sezoni i gripit, që mund të mbingarkojë edhe më shumë sistemet shëndetësore.

    Ndërsa doktori Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së tha se nuk jemi aty ku duhet: E ka fjalën për përgatitjet e vendeve për valën tjetër të pandemisë.

    ‘Nuk është djegur, nuk po digjet, nuk po zhduket dhe veçanërisht për ato vende që hyjnë në sezonin e dimrit. Ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të shmangen situatat kritike dhe të ulet transmetimi i virusit. Duhet siguri në shkolla. Duhen mbrojtur më të sëmurët në shoqëritë tona. Duhet të mbrohemi të gjithë, nga sëmundja dhe nga vdekja’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!