×
  • Extra
  • Extra

    “Çuditë” e pandemisë, këpucëtari krijon këpucët anti-coronavirus

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 9:26

    Distancimi fizik ka qenë një ndër rregullat kryesore që është kërkuar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e virusit të ri Covid-19.


    Shumë njerëz janë përpjekur të gjejnë zgjidhje për të zbatuar këtë rregullu duke krijuar kapele të çuditshme apo veshje të ndryshme për të mbajtur larg personat e tjerë në distancën e kërkuar nga autoritetet.

    Një këpucar rumun ka sjellë risinë e fundit në listën e objekteve të krijuara për ruajtjen e distancimit social. Duke parë se shumë njerëz me dashje ose jo nuk e zbatojnë këtë rregull ai ka prodhuar një lloj të ri këpucësh me zgjatime përpara përtej normales për parandaluar afrimin mes njerëzve duke parandaluar kështu sipas tij përhapjen e koronavirusit.

    Këpucari quhet Grigore Lup dhe është nga qyteti i Cluj dhe duhet thënë që krijimi i tij ka një sens logjik, por aspak estetik pasi këpucët fillojnë nga numri 75 dhe janë me të vërtetë të vështira për të ecur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!