Rojet e një burgu të vjetër anglez po u ofrojnë çifteve mundësinë për një darkë në qeli, vetëm për 199 euro.
Burgu i Oksfordit në Angli, i cili ishte aktiv një mijë vjet më parë, pritet të shndërrohet në një restorant me “menu shumë më të mirë se ushqimi mesatar në një burg”.
Të ftuarit mund të zgjedhin të darkojnë në qelitë e kriminelëve famëkeq si vrasësit e akuzuar Mary Blandy ose Anne Greene.
Tavolina e ndriçuar dhe me trëndafila të kuq është ambienti i darkës që për pjatë kryesore mund të ketë mish por edhe opsione me ushqime vegjetariane.
Kjo ndërtesë fillimisht ka shërbyer si fortesë mjekësore, por ka pësuar dëme të mëdha gjatë Luftës Civile në Angli nga viti 1642 deri në vitin 1651.
Ajo u shndërrua në një burg në vitin 1785 deri në vitin 1996. Që atëherë është bërë një destinacion turistik mjaft i vizituar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.