×
  • Extra
  • Extra

    Dasma kthehet në tragjedi: Dhëndri vdes nga coronavirusi, infektohen mbi 90 të ftuar

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 15:17

    Një 30 vjeçar në Indi humbi jetën 2 ditë pas dasmës së tij si pasojë e coronavirusit, në një ceremoni ky morën pjesë qindra të ftuar.


    Autoritetet dyshuan se virusi mund të ishte përhapur gjatë ceremonisë martesore dhe për këtë arsye testuan të gjithë të ftuarit. Pas daljes së rezultateve u konfirmua se mbi 90 të pranishëm në këtë dasmë ishin pozitivë me Covid-19.

    Ngjarja është regjistruar në mesin e qershorit në shtetin Bihar dhe konsiderohet si një ndër rastet e para të përhapjes së pandemisë në masë për shkak të grumbullimeve.

    Dhëndri 30 vjeçar, me profesion inxhinier informatike kishte shfaqur simptoma të coronavirusit dhe ndërroi jetë dy ditë pas dasmës.

    Trupi i tij u dogj duke mos iu lënë mundësinë autoriteteve të hetojnë nëse virusi ishte shkaku i vërtetë i vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!