×
  • Extra
  • Extra

    Delfinët e një familjeje ngushëllojnë njëri-tjetrin para se t’i vrasin

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 19:33

    Një familje delfinësh, të rrethuar nga peshkatarët, afrohen kohë më kokë me njeri-tjetrin para se të goditen për vdekje.


    Pamjet e veçanta u morën në Taixhi, Japoni, ku gjuetia e delfinëve vazhdon sërish në masë.

    Faqja “Projekti Delfin”, e cila merret me mbrojtjen e tyre, shpjegon se delfinët e kuptuan fatin e tyre pasi u hodhën rrjetat, dhe të lodhur e të rraskapitur, u mblodhën kokë më kokë si për të mbështetur njëri-tjetrin.

    Nëna e familjes patriarkale shihej të bënte rrathë e të fërkohej me radhë pas pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata ishin shtyrë prej orësh drejt cekëtirës, ku peshkatarët ngulën rrjetat duke i rrethuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!