×
  • Extra
  • Extra

    Demi kalon rrethojat, sulmon dhe terrorizon spektatorët

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 18:52

    Ky është momenti dramatik kur një dem kapërcen gardhin dhe sulmon spektatorët të cilët siç shihen në video, vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre ndërkohë që demi i ndjek dhe i godet me brirë.


    Dy persona mbetën të plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën, gjatë incidentit tronditës në Vidreres afër Girona në Spanjën veri-lindore.

    Gjithsej u lënduan 19 persona, para se demi të përfundonte duke u qëlluar nga një oficer policie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!