Kush nuk mban maskën do të dënohet të hapë varre për ata që vdesin nga Covid-i. Ky është dënimi i ashpër i një province në Indonezi.
Sipas The Telegraph, 8 njerëz që refuzuan ta mbajnë maskën hapën varre për viktimat ndaj Covid. Ndëshkimi u bë për të kuptuar rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe rrezikut të virusit.
“Ka vetëm tre varrmihës që merren me këtë punë, ndaj vendosa që këta njerëz që nuk u binden rregullat të ndihmojnë varrmihësit”.
Që nga fillimi i pandemisë, në Indonezi ka pasur më shumë se 200 mijë raste të konfirmuara në Indonezi.