×
  • Extra
  • Extra

    Deputeti Bekë Berisha, ky farkëtar i madh

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:13

    Analistë por jo vetëm, jo rrallë herë deklarojnë se një pjesë jo e vogël e deputetëve të Kosovës nuk e kanë vendin në organin ligjvënës.


    Këtë duke e ndërlidhur me fjalorin e tyre që përdorin por edhe me problemet e mëdha me drejtshkrimin që kanë disa prej tyre.

    Një prej deputetëve të themi më atraktiv në legjislaturën aktuale është edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili nuk është zq i zëshëm në Kuvend, ndërsa e kundërta është në emisione ku jep lloj lloj deklaratash, si kjo e fundit se “më mire është në Gjermani se në Kosovë” dhe se “vëllezërit e mi nuk lahen 1 javë në Gjermani”, transmeton Reporteri.net.

    Berisha siç duket di të bëjë një punë tejet fisnike. Ai në një video që është publikuar në Facebook vërehet se ka aftësi edhe si farkëtar, ku e punon një shqiponjë.

    Mbetet të shihet nëse do të flas deputeti Berisha për videon në fjalë dhe të tregon se prej çfarë moshe ka mësuar të bëjë punën e farkëtarit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!