×
  • Extra
  • Extra

    Deputeti kanadez kërkon falje pasi u shfaq nudo në Zoom

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 10:44

    Një deputet kanadez u shfaq krejtësisht nudo në një mbledhje me Zoom të një komisioni parlamentar.


    46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

    Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin: “Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”.

    Disa nga kolegët e tij përfituan për ta ngacmuar deputetin, me njërin prej tyre që tha: “Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!