×
  • Extra
  • Extra

    “Derën hap e lë t’u pritë, veç ai në të me trokit, vajza e Jakup Krasniqit feston ditëlindjen, poston urimin e babait

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 17:16

    Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar sot një urim të babait të saj, të cilin ai ia kishte bërë para dy vjetsh me rastin e ditëlindjes së saj.

    “Urime ditëlindja Gresa ime! Paç shumë fat në jetë!”, i kishte uruar atë kohë ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqi vajzës së tij.

    E ngjitur në publikimin e këtij urimi, Gresa ia ka bashkuar edhe një video tjetër emocionuese.

    “E hanë bre mos u vono, çu kallëzo për mue, thuj sa net kam ndejtë në vetmi e saherë kam qa për ty…thuj se malli m’ka përvlue e askujt s’muj me i besue. Derën hap e la tuj pritë, veç ai n’të me trokit”, dëgjohen fjalët e aktorit Bislim Muçaj që Gresa i ka zgjedhur t’ia shtoi kësaj video.

    Kujtojmë se më 23 shtator, Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!