×
  • Extra
  • Extra

    Detaji në stilolapsat e famshëm që ka shpëtuar shumë jetë, por nuk e kemi vërejtur askush

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 18:31

    Me siguri për të gjithë ju janë të njohur këta stilolapsa të famshëm.


    Megjithatë, në vitin 1991, një nga prodhuesit  e tyre bëri një ndryshim të vogël pa u vënë re, gjë që ka shpëtuar mijëra jetë të fëmijëve deri tani, transmeton Reporteri.net

    Shumë njerëz gjatë shkrimit në mënyrë të pandërgjegjshme fillojnë të përtypin kapakun e lapsit kështu që pa dashje, shpesh ndodhë që të përfundojë në gojë dhe në rrugët e frymëmarrjes. Kjo është arsyeja pse kompania BIC, në vitin 1991, krijoi një vrimë në krye të kapakëve.

    Siç shpjegohet nga kompania, kjo vrimë siguron rrjedhjen e ajrit në qoftë se kapaku gëlltitet.

    Pra, nëse një fëmijë ose një i rritur gëlltit kapakun dhe mbetet i mbërthyer në rrugët respiratore, vrima lejon frymëmarrjen të paktën derisa të arrijë ambulanca./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!