×
  • Extra
  • Extra

    Dilema e përhershme, mësoni a duhet ta ndalni bojlerin apo ta mbani gjithmonë ndezur

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 22:08

    Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të jetë i ndezur bojleri vazhdimisht sesa ta fikni, sepse kështu, gjoja, kursehet energjia elektrike. Ja cila është e vërteta.

    Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të shpenzojnë më pak rrymë.

    Edhe pse te shumica mbizotëron dilema që a është më mirë ta lëmë bojlerin të punojë, sepse me rastin e çdo ndezjeje shpenzon më shumë energji elektrike për ngrohje të sërishme, përgjigjja është plotësisht e kundërt.

    Dinamika e shpenzimit varet se a e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur.

    Varësisht nga ajo se për çka shpenzoni ujin e ngrohtë dhe sa shpesh, rekomandohet që megjithatë bojleri të fiket kur rryma është e shtrenjtë.

    Për shembull, një familje katëranëtarëshe më mirë është që bojlerin ta ndezë natën kur rryma është më e lirë dhe ta fikë në mëngjes kur rryma është më e shtrenjtë, dhe që në mbrëmje ta ringrohë.

    Në banesat në të cilat jeton një anëtar, rekomandohet të përdorë përparësitë e rrymës së lirë, sepse ajo akoma është disa herë më e lirë, vetëm se ai me siguri nuk duhet që ta ringrohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!