×
  • Extra
  • Extra

    Disa ngjarje qesharake që ju kanë ndodhur çifteve për Shën Valentin

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 13:34

    Festa e Shën Valentinit festohet nga çifte të shumta nga e gjithë bota, duke reprezentuar kështu Ditën e të Dashuruarve.


    Por, në anën tjetër ekzistojnë edhe historitë qesharake që ju kanë ndodhur disa personave në këtë festë, shkruan Cosmopolitan.

    “Dola në takimin e parë për Shën Valentin me një djalë të cilin e kam njoftuar nga puna. Ai ishte i lezetshëm, qesharak dhe ia qonim shumë mirë bashkë. Kemi dalur për të ngrënë ushqim dhe për të shikuar film në kinema, ndërsa pastaj vazhduam për ndonjë pije. Ishim duke kaluar kohë shumë të mirë dhe ndërkohë po mendoja sa me fat jam që e takova! Përderisa ishim duke pirë pijet, ai nisi të bëhej disi i çuditshëm. Ai nisi të dukej nervoz dhe shmangte kontaktin me sy, andaj mendova se po mundohet të më ftojë në shtëpinë e tij. Por, ndodhi edhe më keq, ai u ul në njërin gju dhe më propozoi martesë! Unë u shtanga pasi nuk e prisja një gjë të tillë të ndodhte, andaj edhe kërkova leje për në banjë. Telefonova një taksi, u largova nga ai vend. Ishte takimi më i sikletshëm që kam pasur në jetën time”, rrëfen Sara, 26-vjeçare.

    Historia e radhës qesharake është ajo e Kijanës, 24-vjeçare, e cila doli në takim për Shën Valentin me një djalë të cilin nuk e kishte njohur më herët, por ishte njoftuar përmes një shoku.

    “Pasi dola në takim, u takuam në një kafene ku qëndruam për disa orë. Ai më tha se më kishte bërë dhuratë dhe më tha të prisja deri sa ta merrte nga vetura. Shkoi në veturë dhe u kthye me një balon të madh që shkruante “Urime, është djalë”! Punonjësit e kafenesë nisën të më uronin, përderisa unë u ndjeva në siklet të madh. Ai më tha se për arsye që nuk kishte gjetur ndonjë balon tjetër, vendosi ta blinte të fundit që kishte mbetur. Lidhja nuk na funksionoi, por balonin vazhdoj ta mbajë ende kujtim”, rrëfen ajo, përcjell Portali.info.

    Shën Valentini festohet në të gjithë botën, përderisa disa e konsiderojnë si jo-fetare dhe nuk e shohin si të rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!